Protestat studentore/ Ambasadori i OSBE: Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke vënë theksin te mungesa e dialogut dhe nevoja që zëri i qytetarëve, veçanërisht i të rinjve, të dëgjohet në vendimmarrje. Tarran u shpreh se gjatë javëve dhe muajve të fundit ka vërejtur se shumë qytetarë kanë krijuar përshtypjen se mendimet dhe shqetësimet e tyre nuk merren parasysh. “Duke marrë parasysh zhvillimet, pyesim se a është koha për ta zhvilluar këtë aktivitet, sepse ne jemi këtu për të krijuar kanale dialogu. Ajo që kam parë gjatë muajve të fundit është mungesa e dialogut, ku zëri dhe mendimi i njerëzve nuk është marrë parasysh. Ata duhet të mbështeten. Ndaj jam këtu, që qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë të kuptojnë se demokracia nuk...
Burimi:
gijotina.com