Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut
Partia Popullore Europiane (PPE), grupimi kryesor i qendrës së djathtë në Europë, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke bërë thirrje për ruajtjen e demokracisë dhe respektimin e të drejtave themelore. Në reagimin e saj, PPE thekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të garantohet plotësisht, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar ose të paligjshëm të forcës duhet të hetohet në mënyrë të pavarur. Grupi politik europian nënvizon se aktet e dhunës dhe sulmet e paligjshme, pavarësisht nga pala që i kryen, nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Sipas PPE-së, tensionet politike në vend duhet të kapërcehen përmes dialogut, uljes së përplasjeve dhe angazhimit demokratik. Në deklaratë vihet gjithashtu theksi te nevoja për një qeverisje të...
Burimi:
javanews.al