Protestat në Tiranë, BBC: Studentët në revoltë kundër qeverisë, përplasen me policinë

Protestat në Tiranë, BBC: Studentët në revoltë kundër qeverisë, përplasen me policinë

Protesta studentore në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. BBC shkruan se “mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, në ditën e dytë të protestave kundër qeverisë, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, sulme ndaj institucioneve dhe përplasje me policinë”. Protesta nisi të martën përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët kërkuan përmirësimin e kushteve në universitete dhe më shumë mundësi punësimi. Të mërkurën, situata u përshkallëzua, pasi një pjesë e godinës së Ministrisë së Arsimit u përfshi nga flakët. Në shënjestër të protestuesve u vunë gjithashtu Kryeministria, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe disa biznese në zonën përreth. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u bëri thirrje protestuesve...