Protestat në Milano, Meloni miraton masa të reja: Burg deri në 12 vite, gjoba dhe 500 ushtarë
Giorgia Meloni ITALI-Qeveria italiane ka miratuar masa të reja sigurie pas protestave të dhunshme në Milano, ku gjatë fundjavës u plaçkitën dyqane, u dëmtuan prona dhe u plagosën më shumë se 100 efektivë policie. Kryeministrja Giorgia Meloni njoftoi dërgimin e 500 ushtarakëve shtesë në Milano deri në fund të vitit, për të mbështetur policinë pas përplasjeve të dhunshme në qytet. Pas mbledhjes së qeverisë, Meloni bëri të ditur miratimin e masave të reja, raporton corriere della serra. Dekreti parashikon që prindërit të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre të mitur, ndërsa personat mbi 14 vjeç do të mund të ndiqen penalisht më lehtë. Gjithashtu, pjesëmarrja e dhunshme në protesta do të dënohet me deri në 12 vjet burg dhe gjobë deri në...
Burimi:
zeri.ai