Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar një tjetër njoftim për sigurinë lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në qendër të Prishtinës. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë paralajmëruar zhvillimin e protestave të mëdha në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 12:00. Ambasada paralajmëron se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth. Për këtë arsye, Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje personelit të saj që të shmangë sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestës. Në njoftimin e sigurisë, Ambasada këshillon: Të shmangen zonat ku zhvillohen protestat. Të tregohet kujdes në rast se ndodhen papritur pranë grumbullimeve të mëdha apo protestave. Të mbahet...
Burimi:
javanews.al