Protestat në Lezhë/ Gjin Gjoni ndërhyn për qetësimin e situatës, takon drejtuesit e policisë

Protestat në Lezhë/ Gjin Gjoni ndërhyn për qetësimin e situatës, takon drejtuesit e policisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka takuar drejtuesit e Policisë në Lezhë, në përpjekje për të qetësuar situatën e tensionuar gjatë protestës së zhvilluar nga gjimnazistët në qytet. Pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, Gjoni ka ndërhyrë për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e situates. Ligjvënësi demokrat ka kërkuar nga ana e Policisë së Lezhës, qetësi dhe garantimin e së drejtës së qytetarëve për të protestuar.