Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK, BE: Tubimet paqësore, e drejtë themelore në një shoqëri demokratike

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK, BE: Tubimet paqësore, e drejtë themelore në një shoqëri demokratike

Kosova E Premte, 2 Tetor 2026 16:11 Bashkimi Evropian ka komentuar protestat e zhvilluara në Kosovë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së. Në një përgjigje ndaj interesit të mediave në Kosovë, BE ka theksuar se protestat paqësore janë pjesë e të drejtave themelore në një shoqëri demokratike. Po ashtu, një zëdhënës i BE-së tha se Unioni Europian po e ndjek nga afër situatën në Kosovë, pas vendimit të marrë në Hagë. “Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Zëdhënësi i Bashkimit Europian ka njoftuar se Unioni do të vazhdojë ta monitorojë situatën në vend. “Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër...