Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

jykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia 12 nga protestuesit e arrestuar gjatë tubimeve dhe protestave studentore të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet. Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, trupa gjykuese e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre, por caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme mbajtja e tyre në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë, seanca gjyqësore po vijon për 10 protestues të tjerë të arrestuar gjatë të njëjtave ngjarje, ku pritet marrja e vendimit për vlerësimin e masave të tyre të sigurisë.