Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

Protestat dhe bllokimet e rrugëve po rëndojnë financiarisht transportin publik urban dhe interurban. Operatorët, raportojnë humbje nga pezullimet dhe devijimet e linjave, ndërsa kostot e aktivitetit vijojnë të mbeten të larta, edhe për shkak të shtrenjtimit të naftës. Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, ka thënë për SCAN tv, se kompanitë po përpiqen të përshtatin shërbimin sipas situatës, por pamundësia për të qarkulluar normalisht ka sjellë humbje ekonomike. Ndërprerjet dhe ndryshimet e itinerareve, krijojnë një mospërputhje mes kostove që përballojnë kompanitë dhe shërbimit që arrijnë të ofrojnë për qytetarët. Vështirësitë paraqiten më të theksuara në linjat që lidhin Tiranën me zonat përreth, veçanërisht drejt Vorës dhe Kamzës, ku kufizimet e qarkullimit dhe devijimet kanë ndikuar në këtë shërbim. Sektori sipas tyre përballet me...