Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak dhe i Asamblesë së Shtetit të New York-ut, Mark Gjonaj, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj të rinjve që protestojnë në Shqipëri. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai kërkon zbardhjen e rasteve të dhunës dhe vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës. ”Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari”, shprehet ai, duke përcjellë një mesazh të qartë kundër dhunës dhe në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore. Në letrën e tij, Gjonaj bën të ditur edhe vendimin për t’u larguar nga Këshilli i Diasporës, me efekt të menjëhershëm. Përtej denoncimit të veprimeve policore, ai ngre nevojën për ndryshime politike në vend, duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndërmarrjen e reformave...
Burimi:
kohajone.com