Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar protestës studentore që po zhvillohet në vend. Fillimisht, pjesëmarrësit janë grumbulluar në ambientet e universitetit, nga ku më pas kanë nisur marshimin paqësor nëpër rrugët e qytetit, në shenjë solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre. Përmes këtij veprimi, pedagogët dhe studentët korçarë kanë shprehur mbështetjen për protestuesit, duke e zgjeruar mobilizimin edhe jashtë kryeqytetit. Marshimi në Korçë vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve po marrin mbështetje edhe nga përfaqësues të universiteteve.