Protesta/ Studenti i Mjekësisë: Kjo është shpresë e re për rininë! S’ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje
Një student i Mjekësisë, pjesëmarrës në protestën studentore, thotë se mobilizimi qytetar është një sinjal shprese për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Ai ka kritikuar ashpër ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve, duke ngritur shqetësime për përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës. Sipas studentit, këto mjete përdoren në momentet kur efektivët perceptojnë turmën dhe energjinë e të rinjve si kërcënim. Ai i ka cilësuar paralajmërimet për masa penale si presion ndaj protestuesve, duke theksuar se një veprim i tillë nuk do ta ndalë mobilizimin qytetar. “Shqiptarët janë zgjuar dhe kjo protestë përfaqëson një shpresë të re për rininë. Ndërhyrja e Policisë ishte e papërshtatshme, pasi në mungesë të provokimeve nuk ka arsye për përdorimin e forcës. Gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës...
Burimi:
kohajone.com