Protesta pro UÇK-së/ Kreu i Veteranëve: Kërkojmë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Speciale
Kreu i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u shpreh se shqiptarët janë tubuar për të ngritur zërin kundër vendimin, që dënoi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në emër të shoqatave të dala nga lufta kërkojnë nga Gjykata Speciale të shfuqizojë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Sot të gjithë jemi UÇK. Sot jemi tubuar për të ngritur zërin kundër një padrejtësitë të madhe. Ata ishin njerëzit më të mirë të kombit. Kërkojmë që këtë vendim, Gjykata Speciale ta shfuqizojë menjëherë”, tha ai. Gucati theksoi se ndihen të befasuar nga heshtja, që sipas tij, kanë treguar institucionet e Kosovës. “Jemi të befasuar nga institucionet...
Burimi:
gijotina.com