Protesta pro UÇK-së/ Djali i Jakup Krasniqit: Të bashkohemi përtej partive e ndasive! Historinë e Çlirimtarëve s’mund ta fshijë askush

Protesta pro UÇK-së/ Djali i Jakup Krasniqit: Të bashkohemi përtej partive e ndasive! Historinë e Çlirimtarëve s’mund ta fshijë askush

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Krasniqi tha se kishte dalë në protestë jo vetëm si djali i një personi që, sipas tij, po përballet me padrejtësi, por edhe si pjesëtar i këtij populli. Krasniqi theksoi se, sipas tij, nuk duhet të ketë dorëzim përballë situatës dhe shtoi se prej gjashtë vitesh është kërkuar drejtësi. “Sot jam jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne...