Protesta/ Policia e Vlorës merr nga banesa studentët, flet njëri prej tyre

Protesta/ Policia e Vlorës merr nga banesa studentët, flet njëri prej tyre

Disa studentë që morën pjesë në protestat e zhvilluara në Vlorë janë shoqëruar nga Policia. Efektivët e uniformave blu kanë ndërhyrë duke i marrë disa prej tyre nga banesat dhe duke i shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës. Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi arsyet e shoqërimit dhe numrin e studentëve të shoqëruar. Ngjarja vjen pas protestave të studentëve në qytetin e Vlorës. Mësohet se studentët janë shoqëruar në komisariatin e policisë për “Prishje të qetësisë publike” “Bllokim të segmenteve rrugore” si dhe “Dëmtim të pronës publike”. Arlind Baja tha se ka bërë një deklarim në polici. I pyetur mbi mënyrën e trajtimit nga uniformat blu ai tha se pyetjet kanë qenë të lira dhe janë trajtuar si bashkëpunues. “U pyetëm...