Protesta përshkallëzohet në dhunë, gurë dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë

Protesta përshkallëzohet në dhunë, gurë dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë

Një grup protestuesish janë grumbulluar sërish para godinës së Kryeministrisë, ku situata është tensionuar pas përplasjeve me forcat e Policisë, të cilat ndodhen në terren për të garantuar sigurinë dhe për të mbrojtur institucionin nga sulmet e dhunshme. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë, duke përshkallëzuar tensionet para godinës së Kryeministrisë. Në përgjigje të situatës, forcat e rendit kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të frenuar sulmet. Prania e shtuar e forcave të Policisë synon të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të mbrojë institucionin nga dëmtimet e mundshme. Përplasjet kanë krijuar një klimë të tensionuar në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa zhvillimet në terren vijojnë të jenë në...