Protesta për ujin e pijshëm/ Përplasje mes banorëve dhe policisë, një person humb ndjenjat

Protesta për ujin e pijshëm/ Përplasje mes banorëve dhe policisë, një person humb ndjenjat

Protesta e tretë e banorëve të Burimasit në Maliq kundër projektit për furnizimin me ujë të Zvezdës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Banorët kanë bllokuar rrugën e fshatit, duke mos lejuar kalimin e mjeteve të rënda të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin që, sipas tyre, siguron furnizimin me ujë të Burimasit. Gjatë përplasjeve, një protestues ka humbur ndjenjat. Banorët kanë kërkuar menjëherë ndihmën e ambulancës, ndërsa më pas protestuesi ka deklaruar se gjendja e tij ishte shkaktuar nga tensioni dhe se tani ndihej mirë. Për banorët, zgjidhja për Zvezdën duhet të kërkohet diku tjetër. Ata shprehen se nuk do të pranojnë që burimi i fshatit të përdoret për të furnizuar një tjetër zonë. Debatet janë përshkallëzuar në momentin e...