Protesta për pagat/ Administrata në Gjykatën e Tiranës vazhdon bojkotin

Protesta për pagat/ Administrata në Gjykatën e Tiranës vazhdon bojkotin

Administrata gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka vijuar edhe këtë të mërkurë bojkotin e punës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave. Punonjësit kanë ndërprerë shërbimet prej orës 08:00, duke mos qëndruar në detyrë për regjistrimin dhe mbajtjen e seancave gjyqësore. Dyert e administratës gjyqësore vijojnë të jenë të mbyllura për shërbimet, ndërsa punonjësit kërkojnë zgjidhjen e situatës së krijuar lidhur me pagat e muajit gusht. Pas një dite më parë, kur administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Gjykatës së Apelit ndërpreu për disa orë punën, protesta ka hyrë tashmë në ditën e dytë.