Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Të rinjtë thirrje policisë: Hiqni kapelet

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Të rinjtë thirrje policisë: Hiqni kapelet

Për ditën e katërt studentë, gjimnazistë dhe jo vetëm po protestojnë para ministrisë së Arsimit Protestuesit u bëjnë thirrje policëve të heqin kapelet. Në disa momente janë shënuar përplasje. Protestuesit u kanë kërkuar të bashkohen me ta si dhe I kërkonin llogari për aktet e dhunshme që policia ka kryer ndaj tyre duke goditur me gurë. Studentët janë grumbulluar para ministrisë, kordone policore në të dyja hyrjet e rrugës së Durrësit dhe autoboti në gadishmëri për të hedhur ujë.