Protesta para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me Policinë, disa persona të shoqëruar!

Protesta para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me Policinë, disa persona të shoqëruar!

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë regjistruar përpara Kryeministrisë, gjatë protestës së sotme. Situata u tensionua pas ndërhyrjes së efektivëve për lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve. Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë dhe refuzuan të largoheshin nga rruga, duke shkaktuar përplasje fizike me efektivët. Protestuesit kanë thirru në kor “Dorëheqje”, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama.