Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre
Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë. Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit që pengonin qarkullimin, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit. Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tensionet vijnë pas shoqërimit në polici të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët dyshohet se kanë refuzuar të marrin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.
Burimi:
javanews.al