Protesta në udhëkryq: parti politike apo dhunë?

Protesta në udhëkryq: parti politike apo dhunë?

Protesta qytetare para Kryeministrisë ka mbërritur në një pikë vendimtare. Pas muajsh në shesh, ajo duhet të vendosë se çfarë kërkon të bëhet: një alternativë politike apo një lëvizje që kërkon ndryshimin përmes forcës. Ngjarjet e mbrëmshme, kur pati përplasje me policinë dhe tentativa për të hyrë me forcë në Kryeministri, duhet të shërbejnë si alarm për organizatorët. Sepse dhuna mund të zhbëjë brenda një nate atë kapital qytetar që protesta ka krijuar prej muajsh. Në shesh ka njerëz të pakënaqur me qeverinë, qytetarë që kërkojnë drejtësi, pronarë, ambientalistë, të rinj dhe njerëz që mendojnë se Edi Rama duhet të largohet. Kjo pakënaqësi është legjitime dhe duhet dëgjuar. Por Kryeministria nuk merret me forcë. Edhe sikur protestuesit të hynin në zyrën e kryeministrit, çfarë do...