Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Studentët dhe pedagogët janë larguar nga ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe janë zhvendosur sërish drejt Kryeministrisë, ku vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkesat ndaj qeverisë. Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar incidente apo përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Nuk ka pasur sulme me gurë apo kokteje molotov, ndërsa efektivët nuk kanë ndërhyrë me ujë apo gaz lotsjellës. Protesta nisi rreth orës 10:00 të paradites, kur pedagogët u mblodhën përpara Universitetit Politeknik, duke bojkotuar procesin mësimor në shenjë mbështetjeje për studentët dhe kërkesat e tyre. Pas grumbullimit fillestar, protestuesit marshuan...