Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

Rreth 330 persona janë regjistruar pranë degës së Partisë Demokratike në Vlorë për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga opozita në Tiranë. Ndërkohë, rreth 80 deri në 100 persona të tjerë pritet të nisen nga degët e PD-së në Selenicë dhe Himarë. Sipas informacioneve nga dega e PD-së në Vlorë, organizimi konsiston kryesisht në regjistrimin e personave që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë dhe nisjen e tyre drejt kryeqytetit me automjete personale. Për qytetarët që nuk disponojnë mjete transporti, është organizuar udhëtimi me automjete të personave të tjerë të regjistruar. Gjithashtu rreth  500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot në protestën kombëtare përpara...