Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit

Protesta në Tiranë, 9 të shoqëruar mes tyre 4 të mitur, reagon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së 31 tetorit përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Institucioni, i drejtuar nga Endrit Shabani, bëri të ditur se ka monitoruar protestën dhe ka kryer inspektime në disa komisariate të kryeqytetit. Sipas njoftimit, gjatë tensioneve Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga katër automjete të posaçme. Gjatë protestës janë shoqëruar nëntë persona, gjashtë prej të cilëve janë dërguar në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Katër nga të shoqëruarit ishin të mitur. Sipas Avokatit të Popullit, katër të rritur të shoqëruar në Komisariatin nr. 1 kanë deklaruar se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë. Dy të miturit e dërguar në këtë komisariat...