Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Tension para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve. Protesta duket se ka nisur më herët nga ora 12:00 kur ishte parashikuar, ndërsa mijëra qytetarë kanë vërshuar në rrugë. Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tubimi zhvillohet në sheshet e Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Policia më herët u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë maturi, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike. Për shkak...