Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Situata është tensionuar mëngjesin e sotëm në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku ka nisur protesta që banorët kishin paralajmëruar prej dy ditësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë dhe më pas kanë hyrë në ambientet e saj. Banorët u kanë kërkuar punonjësve të largohen nga zona, ndërsa përplasja lidhet me kontratat për tokat që banorët ia kanë dhënë me qira kompanisë. Në qendër të protestës qëndron pikërisht pretendimi i pronarëve se Bankers Petroleum nuk po respekton detyrimet financiare që burojnë nga këto kontrata. Një prej banorëve e ka artikuluar drejtpërdrejt konfliktin gjatë protestës. “Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, është...
Burimi:
gijotina.com