Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vijon edhe sonte

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vijon edhe sonte

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në protestë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit kanë dalë në shesh me flamuj të UÇK-së dhe simbole që lidhen me figurat e luftës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Në tubim janë parë edhe deputetë, ndërsa pjesëmarrësit i përkasin grupmoshave të ndryshme. Organizatorët dhe protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe kanë deklaruar mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë. Protestat vijnë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë katër ish-drejtuesit e UÇK-së dhe caktuan dënime me burgim për secilin prej tyre....