Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në protestë marrin pjesë veteranë të UÇK-së, familjarë të të dënuarve dhe qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës. Ky është tubimi i dytë i zhvilluar sot në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të dhëna për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar që procesi të vazhdojë në shkallët e tjera të gjykimit. Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet dhe...