Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Studentët e Mjekësisë iu janë bashkuar të rinjve të tjerë që janë mbledhur mesditën e mërkurës përpara ministrisë së Arsimit. Të rinjtë pritet që të marshojnë më pas drejt godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët vijojnë revoltën prej javësh, ndërsa shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka bërë thirrje për dialog, por ata argumentojnë se kërkesa e tyre mbetet e panegociueshme.
Burimi:
gijotina.com