Protesta kombëtare/ Të gjithë bashkë në Tiranë kundër qeverisë, pedagogë dhe mjekë krah studentëve
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë. Aktualisht përpara godinës është vendosur një kordon me efektivë policie, ndërsa qytetarët nuk kanë shfaqur asnjë lloj tensioni apo incidenti kundrejt uniformave blu që qëndrojnë përpara Kryeminitrisë. Ndërkohë, studentët po vijojnë organizimin për protestën kombëtare të paralajmëruar për nesër, e shtunë 24 tetor në kryeqytet. Me protestën janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël. Pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik. Në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj të dalin në krah të studentëve dhe të mbështesin protestën e tyre, ndërsa në orën 14:00 është njoftuar bashkimi i grupeve të studentëve në...
Burimi:
syri.net