Protesta kombëtare, Policia: Protestuesit të distancohen nga ‘maskat’, prindërit të mos lejojnë fëmijët në tubim

Protesta kombëtare, Policia: Protestuesit të distancohen nga ‘maskat’, prindërit të mos lejojnë fëmijët në tubim

Albert Nushi TIRANË-Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme për ushtrimin e dhunës. Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, njoftoi se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës. Policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe personat me maska, ndërsa ka kërkuar nga prindërit të mos lejojnë fëmijët e tyre në tubim.  Deklarata e Albert Nushit, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike: Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e...