Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protestat në Spanjë dhe në disa vende të tjera evropiane vijojnë prej disa javësh, ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje për rritjen e kostos së jetesës dhe krizën e strehimit. Në qytete si Madridi, demonstruesit janë mbledhur në sheshe për të kërkuar masa konkrete që do ta bëjnë më të përballueshme jetesën dhe sigurimin e një banese. Ndërsa protestat në Spanjë dhe Portugali janë zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore, situata në disa vende të tjera evropiane është shoqëruar me incidente të dhunshme. Në Francë, gjatë fundjavës së kaluar, u raportuan zjarrvënie dhe dëmtime të ndërtesave publike, ndërsa në Itali pati gjithashtu incidente të ngjashme, veçanërisht në Milano. Paralelisht me zhvillimet në terren, autoritetet spanjolle kanë ngritur shqetësimin për thirrje të dyshuara nga grupe xhihadiste për sulme ndaj...