Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska
Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme sigurie për protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila zhvillohet sot në Prishtinë. Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 12:00 në sheshet e kryeqytetit. Policia bën me dije se ka përgatitur masat e nevojshme operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit. Përpara protestës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, me qëllim koordinimin e masave dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Policia thekson se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre, për sa kohë protesta zhvillohet në mënyrë paqësore dhe brenda kuadrit ligjor. Në një apel drejtuar pjesëmarrësve, Policia e Kosovës kërkon kujdes...
Burimi:
javanews.al