Protesta e së shtunës në Tiranë: Arrestohen 9 persona, 20 të tjerë shpallen në kërkim
Nëntë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërligjshme të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimeve për dhunën ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimin e godinave të institucioneve shtetërore. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A.K., 27 vjeç, P.L., 45 vjeç, E.B., 21 vjeç, Sh.M., 19 vjeç, O.C., 19 vjeç, Z.M., 25 vjeç, S.H., 20 vjeç, M.L., 23 vjeç, shtetas gjerman, dhe K.M., 20 vjeç. Autoritetet bëjnë me dije se gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore. Në kuadër...
Burimi:
ntv.al