Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

Me thirrjet “Nesër më shumë” është mbyllur protesta e 133-të kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur për të vijuar tubimet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë brohoritur “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria po bën revolucion”, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë. Gjatë tubimit, qytetarët janë ndalur edhe pranë “Bllokut të Sigurisë”, në rrugën Mine Peza, ku kanë kërkuar lirimin e një protestuesi të ndaluar, të cilit i janë referuar si Turi. Ndërkohë, për datën 13 tetor është paralajmëruar një protestë e organizuar nga studentët, e cila pritet të zhvillohet në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.