Protesta e 120-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë nga Sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë
Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në protestën e 120-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët kanë dalë në rrugë me pankarta dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Marshimi po vijon përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa protestuesit pritet të ndalen përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta dhe fjalimet. Pas 120 ditësh protestë, qytetarët përsërisin kërkesën e tyre për ndryshim politik dhe përgjegjësi për qeverisjen e vendit. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Burimi:
syri.net