Protesta e 111-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta e 111-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

  Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në ditën e 111-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit përsëriten thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama. “Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve. Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë rrugëve të kryeqytetit, ndërsa protesta e 111-të shënon vijimin e aksionit të tyre kundër qeverisë. Qytetarët pritet të ndalen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojë protesta dhe fjalimet e pjesëmarrësve. Protesta e sotme vjen pas tubimit të 110-të, i cili u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.