Protesta e 108-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jepe dorëheqjen!
Ka nisur marshimi i qytetarëve në ditën e 108-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Grumbullimi i protestuesve është bërë në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët janë nisur në marshim, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. “Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë deklaruar se nuk tërhiqen dhe se do të vijojnë aksionin e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshim politik. Protesta e 108-të vjen në kuadër të një qëndrese që vijon prej më shumë se tre muajsh, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
syri.net