Protesta e 106-të kundër qeverisë, Aliaj: “Sistemi ka filluar të plasaritet”, Kola: “Mërgata të rikthehet në Shqipëri”
Në protestën e 106-të kundër qeverisë, zërat e opozitarëve dhe aktivistëve u përqendruan te qëndrueshmëria e mazhorancës, gjendja e arsimit, emigrimi dhe nevoja, sipas tyre, për një rezistencë të pandërprerë qytetare. Aktivisti Mirjan Aliaj deklaroi se 106 ditë protestash kanë filluar të japin, sipas tij, shenjat e para të një krisjeje brenda sistemit politik në pushtet. Duke përdorur metaforën e një shkëmbi që nis të çahet nën presionin e vazhdueshëm, Aliaj tha se edhe brenda mazhorancës po shfaqen qëndrime që, sipas tij, dëshmojnë për një dobësim të autoritetit drejtues. “Për 106 ditë, ky sistem që duket i fortë si shkëmb, ky sistem me tipare autoritariste dhe kriminale, ka filluar të plasaritet.” Në vijim, Aliaj iu referua edhe deputetes socialiste Elisa Spiropali, të cilën e cilësoi...
Burimi:
kohajone.com