PROTESTA DHE APELI DRAMATIK: EDI RAMES I DUHET URTESIA E FISHTES,

PROTESTA DHE APELI DRAMATIK: EDI RAMES I DUHET URTESIA E FISHTES,

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ulë tonet dhe të tregojë maturi politike përballë protestave të studentëve, duke paralajmëruar se krizat nuk zgjidhen me sfida publike dhe mbrojtje të pakushtëzuar të ministrave, por me dialog dhe përgjegjësi qeverisëse. Kulla theksoi se Rama, si kryeministër i vendit, ka përgjegjësinë të gjejë zgjidhje politike për pakënaqësitë e qytetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për të rinjtë që kërkojnë të dëgjohen nga institucionet. “Kryeministri është politikan, është mandatuar ta qeverisë politikisht vendin. Dhe kriza kërkon zgjidhje politike. Kur kërkon zgjidhje politike, i kërkon të gjitha bashkë në kompleks”, deklaroi Kulla. Një pjesë të kritikave ai ia drejtoi edhe mënyrës se si qeveria po përballet me protestën, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e...