Protesta del jashtë kontrollit/ Plagosen drejtuesi i policisë dhe kandidati për deputet, 35 të shoqëruar
Protesta e zhvilluar këtë të enjte në Durrës është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke lënë të plagosur një drejtues policie dhe kandidatin për deputet në këtë qark, Ndrec Pjetri. Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa përplasjet kanë degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta. Nga incidentet ka mbetur i plagosur në kokë një prej drejtuesve të policisë, i cili ka pasur shenja gjaku në fytyrë. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe kandidati për deputet, Ndrec Pjetri. 35 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Përveç përplasjeve fizike, protesta është shoqëruar edhe me dëmtime të pronës publike. Disa kosha mbeturinash dhe tabela rrugore janë shkatërruar gjatë incidenteve.
Burimi:
kohajone.com