Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi këtë të premte finalizimin e fazës së dytë të operacionit të koduar Last Post. Bëhet fjalë për tre raste të tjera të ushtrimit të prostitucionit në apartamente me qira ditore, në kryeqytet. Në pranga ranë katër persona: një 35-vjeçar shqiptar si dhe tre vajza të huaja, vietnameze dhe braziliane. Policia thotë se personat në fjalë aktivitetin e tyre të paligjshëm e reklamonin nëpër rrjetet sociale, ndërsa prostitucioni kryhej në apartamente me qira ditore, në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Një person i pestë u procedua në gjendje të lirë si përfitues nga kjo skemë. “Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, kryer në terren dhe në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale,...