Propozimi për Serbinë ‘tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë’

Propozimi për Serbinë ‘tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë’

Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili i është dërguar Senatit amerikan, është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se pas tij qëndrojnë një senator republikan dhe një demokrat, por edhe sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik. Propozimin për ligj e kanë paraqitur Chuck Grassley, senator republikan, dhe demokrati Richard Blumenthal. Çfarë propozohet me ligjin për Serbinë? Në projektligj parashihet, ndër të tjera, vendosja e sanksioneve financiare dhe të vizave ndaj individëve që pengojnë marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me politikën e BE-së dhe NATO-s,...