Propozimet e Ramës/ Shoqata e Prokurorëve: Kufizojnë hetimet dhe rrezikojnë luftën ndaj korrupsionit

Propozimet e Ramës/ Shoqata e Prokurorëve: Kufizojnë hetimet dhe rrezikojnë luftën ndaj korrupsionit

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për disa nga ndryshimet e propozuara nga Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se një pjesë e tyre rrezikojnë të ulin efektivitetin e hetimeve dhe të krijojnë vështirësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shoqata thekson se mbështet në parim çdo nismë që synon përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale, përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe forcimin e garancive për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Megjithatë, sipas saj, mbrojtja e të drejtave të personit nën hetim dhe të pandehurit duhet të shoqërohet me aftësinë reale të shtetit për të zbuluar veprat penale, për të mbledhur provat, për të identifikuar autorët dhe për të mbrojtur...