Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ dhe një ndërtim tjetër pa leje në Ksamil, “arrest shtëpie” për pronarin (EMRI)

Prokuroria sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ dhe një ndërtim tjetër pa leje në Ksamil, “arrest shtëpie” për pronarin (EMRI)

Pamje nga hoteli ‘Central Park Premium Hotel’ SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 5-katësh në Ksamil, i cili rezulton i ndërtuar pa leje. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë bëhet fjalë për hotelin “Central Park Hotel” dhe një object pranë tij me sipërfaqe sipërfaqe 52.5 m2 në të cilin ishte ndërtuar një kat pa leje. Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për pronarin e hotelit, Kujtim Peposhin, për ndërtim të paligjshëm, masë që policia e ekzekutoi. Por hoteli “Central Park Premium” do të sekuestrohet më 6 tetor të këtij viti, pasi kur policia shkoi të ekzekutojë vendimin e gjykatës, në ambinetet e këtij hoteli kishte ende pushues që kishin prenotuar dhoma për të kaluar pushimet e tyre. Paralelisht po...