Prokuroria sekuestroi 2.6 mln euro cash, detajet e dosjes! Hasko, ortaku i Bedinajt dhe “molla e sherrit” të konfliktit mes dy biznesmenëve në Palasë

Prokuroria sekuestroi 2.6 mln euro cash, detajet e dosjes! Hasko, ortaku i Bedinajt dhe “molla e sherrit” të konfliktit mes dy biznesmenëve në Palasë

Kastriot Hasko, biznesmeni të cilit Prokuroria e Fierit i sekuestroi këtë të enjte mbi 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz “Bentley”, është i njëjti person që vetëm pak javë më parë u shfaq publikisht si pronari dhe trashëgimtari i tokës në Palasë, e cila ishte në qendër të konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. Prokuroria e Fierit njoftoi sekuestrimin e 2,610,195 eurove, 1,865,076 lekëve, 7,515 dollarëve dhe një automjeti “Bentley Flying Spur”, prodhim i vitit 2024, me vlerë të deklaruar blerjeje 250 mijë euro. Hasko ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është nën hetim për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Hetimi i Prokurorisë së Fierit lidhet me regjistrimin e sipërfaqeve...