Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Cenohet sekreti hetimor
Shoqata e Prokurorëve ka dalë kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Në një reagim të gjatë, Shoqata e Prokurorëve merr në analizë ndryshimet në 105 nenet e Kodit të Procedurës Penale dhe thotë se ato në vend që të rrisin efektivitetin e drejtësisë penale, rrezikojnë të ngadalësojnë zbulimin e veprave penale, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Reagimi i plotë i Shoqatës së Prokurorëve Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës ligjore të prezantuar nga Këshilli i Ministrave, për një sërë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale, e konsideron të domosdoshme, që në ushtrim të veprimtarisë së saj, të shprehë këtë qëndrim zyrtar si vijon. Së pari, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë mbështet në...
Burimi:
kohajone.com