Projektligji për Sigurinë Kibernetike, një grup ndërinstitucional do koordinojë inteligjencën mes SHISH, ushtrisë e ministrive! Ja masat

Projektligji për Sigurinë Kibernetike, një grup ndërinstitucional do koordinojë inteligjencën mes SHISH, ushtrisë e ministrive! Ja masat

Qeveria ka dërguar në Kuvend nismën me ndryshimet që kërkon të bëjë në ligjin për sigurinë kibernetike. Në arsyetimin e Këshillit të Ministrave, shpjegohet se nga zbatimi në praktikë i ligjit janë evidentuar disa problematika. Nisma synon të forcojë ndjeshëm arkitekturën kombëtare të sigurisë kibernetike përmes krijimit të një Grupi Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit strategjik, vlerësimin e kërcënimeve dhe koordinimin e politikave të sigurisë në nivel kombëtar. Ligji shtrin efektet edhe te pushteti vendor, ndërsa institucionet publike dhe private do të duhet të raportojnë çdo incident, qoftë edhe minor. AKSK do të koordinojë shkëmbimin e informacionit, duke bërë ndërlidhësin Qeverisë dhe institucioneve të tjera të inteligjencës, informon A2. Për shkëmbimin e informacionit për evidentimin e sulmeve potenciale kibernetike, pranë...