Projektligji i ri, sigurim i detyrueshëm edhe për monopatinat elektrike

Projektligji i ri, sigurim i detyrueshëm edhe për monopatinat elektrike

Monopatinat elektrike pritet t’i nënshtrohen sigurimit të detyrueshëm. Detyrimi parashikohet në projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, paraqitur në konsultim publik. Dokumenti i rendit në tre kategori. Sipas nenit 3 të projektligjit, konsiderohet mjet motorik çdo mjet që lëviz në tokë me fuqi mekanike dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar mbi 25 km/h. Në këtë kategori përfshihen edhe mjetet me peshë neto mbi 25 kilogramë, nëse shpejtësia e tyre maksimale e projektuar është mbi 14 km/h. Më tej, saktësohet se mjetet që janë krijuar për shpejtësi 30 km/orë do të klasifikohet si mjet motorik duke iu nënshtruar sigurimit të detyrueshëm, pavarësisht peshës. Po kështu, një monopatinë që peshon 30 kilogramë dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar prej 20 km/orë do...